Ramosi merr ofertë të “çmendur” nga PSG-ja
16 nëntor 2020
| 16:10
Sergio Ramos pritet të larohet nga Real Madridi për ta vazhduar karrierën në një tjetër skuadër. E sigurt për këtë është e përditshmja madrilene “AS”.
Sipas saj, kapiteni dhe klubi “los blancos” janë shumë larg rinovimit. Kontrata e Ramosit skadon më 30 qershor, kurse Reali pranon ta zgjasë bashkëpunimin edhe për një tjetër vit, por duke përfshirë disa klauzola dhe sigurisht ulje të përfitimeve të futbollistit.
Kjo nuk pranohet nga mbrojtësi, që për të qëndruar në skuadër pretendon të paktën një kontratë dyvjeçare. PSG-ja është gati t’i plotësojë këto kushte duke përfshirë kontratën trevjeçare.