Ramosi: Messi një kampion, gjithmonë do të ketë hapësirë për të në ekipin tim
Mbrojtësi i ri i Paris Saint-Germainm, Sergio Ramos, ka dhënë një intervistë për “TNT Sports”. Ndër temat e trajtuara, disi çuditërisht, një konsideratë për Leo Messi, për të cilin Spanjolli ka folur fjalë me “mjaltë”, shkruan “Sportface”.
“Unë e konsideroj atë një nga më të mëdhenjtë në botë. Do të ishte mirë të luaja me të. Më pëlqen të jem pjesë e të njëjtit ekip si më i miri dhe do të ishte mirë ta kisha pranë. Në klubin tim gjithmonë do të ketë vend për një kampion si ai”, ka thënë Ramosi.
Ish-lojtari i Real Madrid, ka folur edhe për shokët e tij të rinj.
“Neymar dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë, pavarësisht se kemi qenë rivalë deri para disa vitesh. Ai këmbënguli shumë për të më detyruar të transferohesha në Paris”.
“Unë dhe Navas jemi si vëllezër pas shumë viteve të kaluara së bashku me Realin. Unë gjithashtu kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Di Maria, Sarabia dhe Icardin”, ka thënë Ramosi.
Ramosi është transferuar te Paris Saint-Germain këtë verë si transferë i lirë.