Ramosi mund të kthehet në Kombëtaren e Spanjës
08 shtator 2023
| 16:09
Trajneri spanjoll Luis de La Fuente nuk ia mbyll derën e kombëtares Sergio Ramosit, tashmë pjesë e Sevillas në La Liga, ekip ku u kthye pas 18 vjetësh. “Detyra ime është të thërras lojtarët më të mirë të momentit.
Këtu janë më të mirët për këto dy angazhime (Gjeorgjia dhe Qiproja). Deri në tetor, nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë La Fuente në lidhje me dëshirën e qendërmbrojtësit 37-vjeçar për të riveshur fanellën e “La Rojas”.
Sfida e fundit e Sergio Ramosit, lojtar që ka veshur më së shumti fanellën e përfaqësueses (180 ndeshje dhe 23 gola) ka qenë kundër Kosovës, në mars të vitit 2021.