Ramosi nuk mendon për pension, synon të luajë edhe pesë vjet
Nuk ka qenë një nga ato sezone me të cilat Sergio Ramos na ka mësuar gjatë karrierës së tij, mbrojtësi që u transferua me bujë te PSG në merkaton e verës, ka pasur për gjithë sezonin shqetësime fizike duke mos e lejuar të ketë vazhdimësi.
Madje, në disa momente është përfolur se 36-vjeçari edhe mund t’i japë fund karrierës, por spanjolli as nuk e çon diçka të tillë në mendje duke qenë se në një intervistë të fundit thekson se kërkon të qëndrojë në Francë edhe për tre vite të tjera para se të provojë një eksperiencë të re.
“E shoh veten duke luajtur në nivele të larta edhe për katër apo pesë vite, më pas mund të provoj një tjetër eksperiencë. Në Paris kam edhe dy vite kontratë, por do të përpiqem të qëndrojë për tre vite. Mjafton të ma lejoj fiziku pasi jam shumë i fokusuar në mendjen time, tani ndjehem i lumtur dhe dua të luaj. Më pëlqen të luaj gjithnjë për skuadrën më të mirë në botë, në futbolli ka të bëje vetëm me fitoret dhe unë dua të fitoj trofe”, ka thënë Ramos.