Ramosi: Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët
14 shkurt 2023
| 11:18
Sergio Ramos e ka komentuar ndeshjen e radhës që PSG-ja e zhvillon në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi spanjoll e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin radhës, duke thënë se për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhten skuadra siç është Bayern.
“Kur mendoj për Bayernin, mendoj për ditën kur shënova kundër tyre në 2014. Sigurisht, ne e dimë se ata janë një nga skuadrat më të mira me të cilat mund të përballemi. Është një sfidë e madhe, por nëse kualifikohemi do të ishte një mesazh shumë pozitiv për të gjithë. Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtni më të mirët dhe Bayern është mes tyre çdo vit”, ka thënë Ramos.