Ramosi pranon uljen e pagës për të mbetur në Real

30 prill 2021 | 17:27

Sergio Ramos mund të mbetet ende pjesë e Real Madridit. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle, sipas të cilave kapiteni po merr në konsideratë ofertën e klubit, që parashikon rinovimin me ulje page.

Ramosi mësohet se ka udhëzuar menaxherin e tij që të negociojë sërish me Perezin dhe të pranojë ofertën për reduktim page, por me kushtin që kontrata e re të ketë vlerë deri në verën e 2023-shit, pasi mbrojtësi synon të marrë pjesë edhe në Botërorin e Katarit më 2022-shin.

Pak javë më parë kapiteni i Los Blancos refuzoi të ulë pagën dhe paralajmëroi se do të largohej nga “Santiago Bernabeu”, por duket se mungesa e ofertave joshëse nga klube të tjera evropiane ka bërë që të tërhiqet pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…