Ramosi prezantohet te PSG-ja

08 korrik 2021 | 11:52

Mbrojtësi Sergio Ramos i është bashkuar Paris Saint-Germainit, në një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta mbajë atë në Paris deri më 2023. Lajmi e ka bërë të ditur vet klubi francez.

Ramos iu bashkua gjigantit parisien si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i kishte mbaruar më 1 korrik.

“PSG-ja njofton me kënaqësi se ardhjen e Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi spanjoll ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare, që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sharon Stone duket se ka një të dashur ‘të ri’,…