Ramosi refuzoi ofertën e Botafogos
12 shtator 2024
| 14:35
Sergio Ramos ka refuzuar një ofertë të re për të vazhduar karrierën e tij, sipas mediave spanjolle. Skuadra e madhe braziliane Botafogo dëshironte të transferonte mbrojtësin veteran, por Ramos vendosi të refuzojë ofertën dhe të vazhdojë të presë mundësinë që do të përfaqësonte vazhdimin e karrierës së tij ashtu siç dëshiron.
Ramos festoi ditëlindjen e tij të 38-të në mars dhe është pa klub pasi u largua nga Sevilla në fund të sezonit të kaluar. Shkak për ndërprerjen e negociatave me Botafogën dyshohet se ishte shuma që kërkonte lojtari, të cilën klubi e gjykoi si shumë të lartë. Ramos ka bërë karrierë edhe në Real Madrid dhe PSG, derisa nuk përjashtohet transferimi i tij në Arabinë Saudite apo Amerikë.