Ramosi rikthehet nga lëndimi, Pochettino vendos se kur debuton
Mbrojtësi Sergio Ramos është kthyer. Qendërmbrojtësi i PSG-së më në fund mund të stërvitet pa ndonjë shqetësim. Debutimi i tij me PSG-në duket afër. Seancat e tjera stërvitore do t’i zhvillojë me pjesën tjetër të skuadrës franceze, ndërsa do të jetë trajneri Mauricio Pochettino ai që vendos se kur do të luajë me fanellën e re.
Sipas “Marca”, ky moment është shumë afër. Me operacionin e gjurit të harruar plotësisht, Ramosi pati probleme të ndryshme të muskujve, veçanërisht në shputën e këmbës së majtë, çka e ka penguar atë të ushtrohet me pjesën tjetër të grupit. Ai zbarkoi te PSG-ja qysh në korrik.
Pochettino dhe stafi i tij stërvitor e kanë lejuar mbrojtësin spanjoll të punojë me qetësi absolute, pa caktuar një datë për kthimin e tij. Dhe e vërteta është se Ramosi
i ka ndjekur të gjitha etapat e duhura për kthimin në fushat e lojës, e cila në pak ditë mund të bëhet realitet. Ata që e njohin nuk kanë dyshuar se riaftësimi, pasi tejkaloi operacionin shkurtin e kaluar, ishte çështje kohe. Ramosi ka punuar shumë për ta kalitur trupin e tij dhe mos t’i zhgënjejë ata që i kanë besuar gjithmonë.
Sergio Ramos ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në vitin 2021: ndaj Osasunas dhe Elches në La Liga (në mars), Atalanta dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve (në maj), në Superkupën e Spanjës kundër Athletic (në janar) dhe dy herë me kombëtaren iberike, e fundit kundër Kosovës në muajin mars.