Ramosi shpreson që Messi të fitojë ‘Topin e Artë’

29 nëntor 2021 | 12:05

Sergio Ramos shpreson që bashkë-lojtari i tij, Lionel Messi, të mund ta fitojë edhe njëherë çmimin e “Topit të Artë”.

“Po, sigurisht shpresoj që ai të fitojë. Unë do të mbështesë lojtarët e ekipit tim. I uroj atij fatin e gjithë botës”, ka thënë Ramos.

“Ai është në formë të mirë dhe mendoj se ai është lloji i lojtarit që me të vërtetë bën diferencën. Ai është një lojtar unik dhe është një privilegj ta kesh atë në ekip”.

Si Messi ashtu edhe Ramos mund të pretendojnë se janë lojtarët më të mirë në pozitat e tyre përkatëse brenda La Ligës gjatë dy dekadave të fundit, shkruan “Goal”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës e ka rikthyer masën pezulluese mbi…