Ramsey i vendosur të largohet nga Arsenali
28 shtator 2018
| 12:14
Aaron Ramsey pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës si lojtar i lirë pasi nuk po arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Sipas mediumit “The Mirror”, Ramsey është i vendosur për ta lënë Arsenalin në verë pasi bisedimet mbi një kontratë të re janë ndërprenë.
Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe “Topçinjtë” refuzuan një ofertë 50 milionë funte për shërbimet e tij këtë verë, pasi ata dukeshin të sigurt për mbajtjen e lojtarit. Por, ka pasur një prishje të papritur raportesh në bisedimet mes palëve.