Ramsey: Ronaldo i jashtëzakonshëm, dua Ligën e Kampionëve me Juven

12 prill 2020 | 14:22

Aron Ramsey iu bashkua Juventusin verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Arsenalin, ndërsa në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ka treguar edhe arsyet që e shtynë t’u bashkohet bardhezinjve.

“Juventus është klubi madh dhe dua të fitoj trofe. Dua të fitojmë Serinë A, pro të ndihmoj edhe shokët për të ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve”. Jemi një skuadër e kompletuar dhe besoj se do t’ia dalim ta fitojmë këtë trofe”, deklaroi mesfushori uellsian.

Ramsey foli me superlative edhe për shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldon, të cilin e cilësoi një atlet të jashtëzakonshëm, që shënon në pjesën më të madhe të ndeshjeve dhe ndihmon ekipin me praninë e tij në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka…