Ramush Ahmetaj, 109: Peja e Haxhi Zekës në përkrahje të pakursyer për Ramush Haradinajn kryeministër

04 shkurt 2025 | 22:00

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, Ramush Ahmetaj, ka vazhduar edhe sot fushatën elektorale në qytetin e Pejës.

Ahmetaj ka thënë se tubim pas tubimi, takim pas takimi, prej fshati në fshat e prej qyteti në qytet, secilën ditë po ofrohet koha për të qenë fitues bashkë me Koalicioni për Kosovën Fituese 137.

“Sot në Pejën e Haxhi Zekës në përkrahje të pakursyer për Ramush Haradinajn kryeministër të Kosovës, njeriun e duhur në kohë të duhur, të zotuar për Koalicionin për Kosovën Fituese, o sot o kurrë. Peja si gjithmonë mbetet shembulli i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra Peja ime e dashur!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj sot ka mbajt…