Ramush Ahmetaj, gjithmonë në shërbim të kombit dhe popullit
Ramush Ahmetaj është një nga ish-luftëtarët dhe ish-eprorët Zonës Operative të Dukagjinit.
Pas mbarimit të luftës Ahmetaj ka punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, fillimisht komandant i Policisë së Rendit në Pejë në Qeverinë e Përkohshme, më vonë epror i lartë në TMK.
Ahmetaj ka ushtruar disa funksione zyrtare në qeveri të ndryshme dhe në qeverinë Haradinaj.
Me profesion është jurist. Është bashkëthemelues bashkë me vëllezër në biznesin “Ahmetaj Grup” dhe restorantin “Belle Resort” në Belle, biznese këto shumë të suksesshme.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së me numër 109.
Deri më tani Ahmetaj ka takuar shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga të cilët është njoftuar me shqetësimet e tyre.
Fillimisht takimet i ka nisur me qytetarë, rininë, bashkëluftëtarë, veteranë të luftës, sportistë, intelektualë dhe afaristë të ndryshëm.
Nga këto takime afaristi Ahmetaj ka marrë përkrahje të fuqishme në garën për deputet.
Ahmetaj ka theksuar se nga këto takime të deritanishme ka marrë forcë më të madhe për ta rritur angazhimin e tij si afarist, por edhe si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës për një mirëqenie më të mirë për qytetarët, rininë, studentët, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.