Ramush Ahmetaj: Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë
Kandidati i AAK-së për deputet Ramush Ahmetaj, së bashku me kreun e kësaj partie kanë mbajtur tubim me gratë e Deçanit.
“Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Sot në një takim me gratë e Aleancës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe lideri ynë Ramush Haradinaj, u theksua se pjesëmarrja e gruas në politikë është domosdoshmëri.
Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë themeli i mbijetesës sonë. Sot, ato, po e forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, shkencë e më gjerë, duke arritur rezultate impresive.
Nga ky takim në Deçan pamë forcën e grave – të vendosura për zhvillim, të përkushtuara për familje, të gatshme për fitore rreth numrit 137.
Ramush Ahmetaj #109