Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet: Pas 9 shkurtit do t’ua kthejmë dinjitetin kategorive të luftës

14 janar 2025 | 12:16

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka vazhduar mbrëmë fushatën elektorale me një takim me bashkëluftëtarë në fshatin Buçan të Pejës.

Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar se bashkëluftëtarët ndanë momente të luftës së çlirimtare dhe në të njëjtën kohë biseduan edhe për preokupimet e tyre për mospërkrahje si duhet nga institucionet e vendit.

“Nga bashkëluftëtarët tanë pash zhgënjim të madh ndaj qeverisë Kurti, e cila prej se ka ardhur në pushtet ka injoruar në vazhdimësi kërkesat e kësaj kategorie të lirisë. “Para tyre u zotova se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës dhe me qeverisjen e drejtuar nga Ramush Haradinaj do t’ua kthejmë dinjitetin luftëtarëve dhe të gjitha kategorive të luftës, duke i mbrojtur në mënyrën më të denjët ashtu siç e meritojnë”, ka shkruar Ahmetaj.

Postimi i plotë i Ahmetaj në “Facebook”:

Në fshatin Buçan të Pejës pata nderin dhe kënaqësinë që së bashku me kolegun e partisë, Rasim Selmanaj, të dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të takohem me bashkëluftëtarë, miq e dashamirë, në odën e Shkëlzen Gashit me vëllazëni, me të cilët ndamë momente të luftës sonë çlirimtare dhe në të njëjtën kohë biseduam edhe për preokupimet e tyre për mospërkrahje si duhet nga institucionet e vendit. Nga bashkëluftëtarët tanë pash zhgënjim të madh ndaj qeverisë Kurti, e cila prej se ka ardhur në pushtet ka injoruar në vazhdimësi kërkesat e kësaj kategorie të lirisë. Para tyre u zotova se si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës dhe me qeverisjen e drejtuar nga Ramush Haradinaj do t’ua kthejmë dinjitetin luftëtarëve dhe të gjitha kategorive të luftës, duke i mbrojtur në mënyrën më të denjët ashtu siç e meritojnë.
#AAK – PërKosovënFituese 137
#Ramush Ahmetaj 109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ragip…