Ramush Ahmetaj kujton e nderon bashkëluftëtarët e tij elitarë të Zonës Operative të Dukagjinit

16 prill 2025 | 22:27

Ish-kandidati për deputet, zyrtari i AAK-së, biznesmeni Ramush Ahmetaj në kujtim të rënies heroike të dëshmorëve të kombit: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe të Luan Nimanaj, ka nderuar këta dëshmorë, të rënë në vijat e para të frontit më 16 prill 1999, në Malet e Maznikut, në një betejë të ashpër, të zhvilluar gjoks për gjoks e dhëmbë për dhëmbë me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile që ishte e strehuar në vendin e quajtur Duboçak të Bardhaniqit.

“Në këtë datë të shënuar po ashtu e kujtuam dhe nderuam luftëtarin e lirisë në 20-vjetorin e rënies Enver Haradinaj, të gjithë luftëtarët e spikatur të Zonës Operative të Dukagjinit. Në këtë betejë të ashpër që u zhvillua më 16 prill 1999, ranë heroikisht në altarin e Atdheut Shkëlzen Haradinaj së bashku me Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, në njërën nga betejat më heroike të Dukagjinit ku forcat serbe lanë dhjetra të vrarë e të plagosur. Ndihem i nderuar dhe krenar që pata fatin të jem bashkëluftëtar i këtyre luftëtarëve elitar të Zonës Operative të Dukagjinit. Lavdi!”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryetari i…