Ramush Ahmetaj merr mbështetje nga bashkëluftëtarët e UÇK-së në fshatin Kryshec

06 janar 2025 | 21:12

Kandidati për deputet nga AAK-ja, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka njoftuar për një takim shumë frymëzues me bashkëluftëtarë dhe veteranë të UÇK-së në fshatin Kryshec të Pejës.

“Ndamë më ta edhe kujtime të sakrificës tonë të përbashkët për çlirimin e vendit dhe preokupimet e kësaj kategorie, që janë lënë në harresë nga Qeveria Kurti. Dhashë zotimin para tyre se do të jem zë i mbrojtjes së vlerave të luftës në Parlamentin e Kosovës. Gjithashtu nga ta, mora përkrahje të parezervë në garën për deputet”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se programi i AAK-së në këto zgjedhje parasheh rritjen pensioneve, përmirësimin e kornizës ligjore për veteranët dhe invalidët, si dhe mbështetjen e plotë për rehabilitim.

“Pas 9 shkurtit, me kryeministrin Ramush Haradinaj do t’ua rikthejmë dinjitetin e merituar veteranëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar Ahmetaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 109 në listën e koalicionit AAK-Nisma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka takuar…