Ramush Ahmetaj merr përkrahje të fuqishme në Poqestë dhe Loxhë
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj ka marrë përkrahje të fuqishme në Poqestë dhe Loxhë.
Ai ka theksuar se ditët po kalojnë me shpejtësi të madhe drejt 9 shkurtit, por edhe përkrahja për Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, secilën ditë është më e madhe.
“Kjo e vërtetë u vërejt edhe në takimet e radhës në Poqestë dhe Loxhë. Loxha me emër të madh, aty ku forcat serbe ikën të turpëruara. Në këtë betejë kaq të madhe isha pjesëmarrës me të gjithë vëllëzërit dhe me nipa. Si atëherë edhe tash Loxha është përkrah liderit tonë për Kryeministër Ramush Haradinaj. Edhe Poqesta sikurse edhe fshatrat tjera të këtij regjioni janë bashkë me ne, për fitoren e 9 shkurtit. Entuziazmi i madhë i të gjitha shtresave të shoqërisë sonë në shumë vende të Kosovës u shndërruar në bastione të pathyeshme “Për Kosovën Fituese”. Kjo përkrahje po shifet çdo kund, po dëshmohet edhe sonte. Faleminderit Loxhë, Faleminderit Poqestë!”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.