
Ramush Ahmetaj nderon dëshmorët e brigadës 136 ‘Rugova’ të UÇK-së
Ish-kandidati për deputet, zyrtari i AAK-së, biznesmeni Ramush Ahmetaj së bashku me bashkëpartiakë e ish bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe duke nderuar dëshmorët e kombit të brigadës 136 ”Rugova” të UÇK-së, të rënë në Betejën e Qafës së Hajles, që u zhvillua më 18 dhe 19 prill 1999.
“Sot më 19. Prill 2025, bëmë homazhe dhe i kujtuam për të mos i harruar kurrë dëshmorët e kombit, të brigadës 136 ”Rugova” të UÇK-së, të rënë në Betejën e Qafës së Hajles, që u zhvillua më 18 dhe 19 prill 1999. E kujtuam Selman Lajçin udhëheqësin e Rugovës dhe Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Besnik Lajçin dhe luftëtarët e brigadës 136 ‘Rugova’, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe vulosën me gjakun e tyre Lirinë e Kosovës. Jam krenar që pata rastin të jem bashkluftëtar i Selmanit, Besnikut dhe luftëtarëve tjerë të brigadës 136 ‘Rugova”. Lavdi dëshmorëve të Rugovës të të gjithë brezave! Lavdi dëshmorëve të UÇK-së, brigadës 136 ‘Rugova'”, ka shkruar Ahmetaj.