Ramush Ahmetaj përkujton heronjtë Edmond Hoxha, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu
Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatë të tjerë për deputetë, përfaqësues të OVLUÇK-së dega në Deçan, në Kompleksin Memorial në Gllogjan ka përkujtuar heroin e Kosovës gjeneralin Edmond Hoxha që ra heroikisht në kërkim të lirisë bashkë me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun.
“Falë tyre dhe luftëtarëve të rezistencës lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këta luftëtar trima u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë, inspirimit dhe krenarisë kombëtare. Janë luftëtarët më tipik që u vunë në shërbim të çështjes kombëtare, duke qenë përherë avangardë në themelet e lirisë që gëzojmë sot. Edmondi, Zahiri dhe Hakifi janë pishtar lirie që do të shndrisin në panteonin e Atdheut përjetësisht”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.