Ramush Ahmetaj: Po vazhdon përkrahja masive për Kosovën Fituese – 137

15 janar 2025 | 23:55

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë sonte në dy tubime elektorale në Klinë dhe Malishevë.

Ai ka thënë se po vazhdon përkrahja masive për Kosovën Fituese – 137.

Ahmetaj ka thënë se Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO

“Klina dhe Malisheva treguan sonte se janë për ndryshim më 9 shkurt, duke i dhënë mbështetje koalicionit AAK-Nisma dhe partnerëve të tjerë me kryeministër të ardhshëm Ramush Haradinaj. Nga prezenca ime në këto dy tubime elektorale, pash se entuziazmi i qytetarëve për numrin 137 po rritet. Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO. Tani është koha për një të ardhme me dinjitet për qytetarët tanë, për një zhvillim ekonomik më të mirë, arsim më cilësor, shëndetësi më të mirë dhe fuqizim të kulturës e sportit. Bashkë do ta bëjmë Kosovën më të fortë. #RamushAhmetaj 109”, ka shkruar Ahmetaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u përpjekur të maskojë dështimet e qeverisjes së tij,…