Ramush Haradinaj: 28 Nëntori, data që bashkon shqiptarët dhe nderon heronjtë e kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar 28 Nëntorin si një datë të shenjtë dhe të rëndësishme për shqiptarët, duke e cilësuar atë si kryefestë kombëtare që nga viti 1443, kur u bë Thirrja e Shkupit, deri më 1912, kur Shqipëria shpalli pavarësinë, dhe më pas në vitin 1997, kur u bë dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një pritje solemne të organizuar nga ambasadori Malaj, Haradinaj theksoi se ky ditë përkujton aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar dhe është një moment për të nderuar patriotët shqiptarë, duke përfshirë Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
Ai e theksoi këtë ditë si një moment të bashkimit dhe krenarisë për të gjithë shqiptarët.