Ramush Haradinaj bëhet kumbar i dy vajzave

15 tetor 2020 | 21:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga sot është bërë kumbar i dy vajzave.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Haradinaj ndau edhe një medalje post mortum.

“Familja është themeli i çdo shoqërie, kombi e shteti. Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Gjakovë në familjen e Nesim Bakisë. Së bashku me Aniten, ndamë momente të këndshme me nikoqirët, Vlerën e Beratin. Nga sonte po ashtu, jam kumbar i vajzave të tyre, Nina dhe Dria. Në kujtim të miqësisë time me Blerimin e ndjerë, kam ndarë një medalje post mortem, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Familjen Bakija, e falënderoj për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka…