Ramush Haradinaj flet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për herë të parë ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Shefi i qeverisë ka thënë se kjo gjykatë do të ishte ngarkesë për Kosovën dhe do ta dëmtonte imazhin e vendit.
“Kosova ka qenë dhe mbetet vend shembullor për respektimin e ligjit nacional dhe ndërkombëtar, e kemi dëshmuar në kohë të OKB-së, në Hagë, e tash edhe të EULEX-it. Edhe një gjykatë është ngarkesë për Kosovën dhe një planin e jashtëm e dëmton imzhin e vendit”, deklaroi Ramush Haradinaj.
I pyetur se a rrezikohen raportet me ndërkombëtarët, duke parë deklarata e ambsadorëve të huaj, Haradinaj tha se qeveria i zbaton vetëm vendimet e Parlamentit.
“Ato procese gjyqësore duhet të zhvillohen në Kosovë e jo në Speciale. Prandaj as nuk e kemi votuar këtë gjykatë. Tani dallim i vetëm është se jam kryetar qeverie dhe pikëpamjet politike nuk ndryshojnë.Obligimet e qeverisë i marrim nga Parlamenti. Nëse ai vendos ndryshe ne i zbatojmë, repsektojmë vendimin e të zgjedhurve të popullit. Vendimet e parlamentit janë urdhër për neve”, deklaroi shefi i qeverisë.
Ndryshe dje dështoi dy herë mbledhja e kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës së jashtëzakonshme, në mungesë të kuorumit.
LDK dhe VV janë shprehur se nuk do të përkrahin veprimet individuale të deptuetëve./lajmi.net