Ramush Haradinaj fton qytetarët të protestojnë kundër taksës pë regjistrim të automjeteve

14 korrik 2021 | 20:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kundërshtojnë me protesta taksën në vlerë prej 5 eurosh secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

“U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

Protestoni për të drejtat tuaja!”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!

U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

Protestoni për të drejtat tuaja!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon me…