Ramush Haradinaj i del në krah Agim Çekut

03 shtator 2020 | 18:18

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ftesës që i është bërë si i dyshuar nga Gjykata Speciale në Hagë ish-komandanti të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku.

Haradinaj ka thënë se Çeku është njëri ndër kontributdhënësit më të mëdhenj të luftës dhe se ai do ta dalë faqebardhë nga kjo sfidë.

“Gjeneral Agim Çeku është prej kontribuuesve të mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes. Ai do ta kalojë edhe këtë sfidë. Faqebardhë”, ka shkruar në Facebook kreu i AAK-së, duke ia bashkëngjitur një fotografi të përbashkët me Çekun, në të cilën shihen të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjeneral Çeku është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Hagë (Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar).

Ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërkaq intervistimi nga ana e prokurorëve është caktuar për datën 28 shtator.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/2047406082050462/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperatura prej 40.4 gradë Celsius janë matur në qytetin qendror…