Ramush Haradinaj i shoqëruar nga Besnik Tahiri niset drejt SHBA-së

18 tetor 2024 | 11:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare për ShBA, i shoqëruar nga shefi i Grupit Parlamentar, deputeti, Besnik Tahiri.

Vizitën e tij Haradinaj do ta fillojë në Chicago, ku do të qëndrojë me ftesë të Universitetit të Chicagos -“Instituti Pearson”, në konferencën e tyre globale, ku do të flasë për zhvillimet në Kosovë dhe rrugëtimin e Kosovës që nga liria e deri më sot.

Po ashtu, Haradinaj në Chicago do të takojë një pjesë të komunitetit shqiptar.

Nga zyra për media e AAK-së njoftojnë se vizita e Haradinajt do ta vazhdojë edhe në New York ku do të pritet nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe do të takojë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Gjatë qëndrimit në New York,  Haradinaj do të takojë kongresmen dhe zyrtarë tjerë të shtetit.

“Vizitën zyrtare  Haradinaj do ta përmbyll në Washington ku do të zhvillojë takime zyrtare në tri institucionet kryesore: Pentagon, Departmentin e Shtetit Amerikan dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Demagogjia në Ballkanin Perëndimor ka…