Ramush Haradinaj i thërret mediet në konferencë
01 gusht 2024
| 08:26
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në zyrën qendrore të AAK’së, në lagjen Arbëria.
Arsyeja e konferencës s’është bërë e ditur, mirëpo konferenca mbahet një ditë pasi Presidentja Vjosa Osmani mblodhi atë dhe liderët e tjerë të partive në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta, që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Haradinaj ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen më 26 janar.