Ramush Haradinaj: Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët, reflektoni!

14 maj 2021 | 11:17

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tollovisë së krijuar në sallën “1 Tetori” ku po kryhet vaksinimi i qytetarëve.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këto pamje thërrasin të gjithëve për reflektim.

“Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit. Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!”, ka shkruar Haradinaj, teksa ka postuar edhe fotografi ku shihen radhët e gjata të qytetarëve duke pritur për t’u vaksinuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain ka prezantuar fanellat e reja për edicionin…