Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma
29 mars 2024
| 21:52
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të synojë që për së treti herë të bëhet Kryeministër i Kosovës.
Është koalicioni AAK-Nisma që me Haradinajn planifikon që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.
Pos Haradinajt, deri më tani kandidat i konfirmuar për kryeministër është Bedri Hamza nga PDK, kandidatura e të cilit u konfirmua të mërkurën.