Ramush Haradinaj këndon para fëmijëve në “debat”

01 janar 2021 | 08:30

Për netët festive, televizionet mundohen të sjellin programet më të mirat dhe dukuritë më të pazakonta.

Gjatë natës së parë festive në RTV Dukagjini, mysafir i fëmijëve ishte kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj pos që iu është përgjigjur pyetjeve plot kureshtje të fëmijëve, nuk ka ngurruar që t’ua plotësojë edhe kërkesën e tyre për të kënduar.

Mirëpo, Haradinaj i cili zakonisht këndon këngën “Ka po shkon moj zanë”, kësaj radhe para fëmijëve ka zgjedhur diçka tjetër.

Sigurisht se fëmijët mbeten të kënaqur nga performanca e ish-kryeministrit Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Donika Kada Bujupi ka treguar se si e ka…