Ramush Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin
21 shtator 2020
| 15:26
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 22 vjetorin e vrasjes së tij.
Në profilin e tij “Facebook”, ai ka shkruar se rruga e Kosovës për liri ka qenë e gjatë dhe e vështirë.
“Rruga jonë deri në liri, ka qenë shumë e gjatë, shumë e vështirë, me plotë paqartësi e me plotë vuajtje. Të gjithë ne që e kemi bërë cilin do hap në këtë rrugë, vërtet e ndjejmë hapin e tjetrit. Sot në njëzetedy vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.