
Ramush Haradinaj kujton Komandant Tigrin
25 maj 2021
| 09:28
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij Gjeneral Fadil Nimani-Komandant Tigri, në 20-vjetorin e rënies.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Komandant Tigri deri në ditën e fundit besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë.
“Njëzet vjet pa Gjeneral Fadil Nimanin. Që nga ditët e para të Luftës Çlirimtare e deri në frymën e fundit, besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë. I pavdekshëm në kujtimin e brezave!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë që komandat Tigri është vrarë në luftën e Maqedonisë në vitin 2001, në Vaksincë të Likovës ku te varrezat e dëshmorëve i është vendosur busti i Fadil Nimanit-Tigrit.