Ramush Haradinaj: Kurti ta pezullojë vendimin për targat – deri në arritjen e marrëveshje finale

21 nëntor 2022 | 22:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar.

Kreu i AAK-së ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

“ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë fajtor Bashkimin Evropian, saktësisht shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për mos arritje të një marrëveshje këtë të hënë në Bruksel.

Bisedimet dhe propozimi për çështje aktuale, Kurti tha se “nuk është i pranueshëm nëse nuk shoqërohet me atë se për çfarë jemi ftuar palët, dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Në propozimin që na kanë sjellur neve ka qenë edhe afati, marsi i vitit 2023. Ne po vijmë këtu për t’u marrë vesh për marrëveshje që arrihet para marsit. Borell hoqi dorë nga ky afat me keqardhje mund ta them, dhe nga propozimi i BE-së, po them me keqardhje sepse vetëm e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe gjithashtu propozimi është i BE-së”.

“Kur u takuam në Paris, Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së. Në rregull pra, por sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së. Unë jam i gatshëm që të vij këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Marrëveshja finale dhe çështje aktuale edhe si puna e këtyre targave, por nuk bën njëra pa tjetrën”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë që merren me targa e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve, andaj jemi në këtë situatë dhe shpresoj që BE do të gjejë forcën që t’i rri prapa propozimit të vet, për pasojë pas tetë orë bisedime në gjashtë takime nuk kemi ende një marrëveshje”, përfundoi ai.

Kryeministri nuk ka pranuar as të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, duke u përgjigjur ndaj gazetarëve me arsyetimin se “më duhet të shkoj në aeroport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka do luajë ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Tunizisë.…