Ramush Haradinaj: Luan, urime ditëlindja!
Sot shënohet ditëlindja e 46-të e heroit Luan Haradinaj, vëllaut të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.
Në lidhje me këtë Ramush Haradinaj përmes një postimi uroi ditëlindjen e Luanit. Ai sot po të ishte në mesin tonë do të festonte ditëlindjen e tij të 46-të.
Ai tha se para 23-vjetësh Luani kishte rënë për Atdhe, si 23 vjeçar.
Postimi i plotë:
“Luan, urime ditëlindja. Para 23-vjetësh ke ra për Atdhe, si 23 vjeçarë. Sot, Luani i ri është në rreshtin e ushtrisë sonë për dëshmi se lufta për liri vazhdon përjetësisht. I paharruar kujtimi yt!”
Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.