Ramush Haradinaj me akuza të rënda: Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla janë hajna

15 korrik 2021 | 23:50

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti.

”Kritikën kryesore ndaj kryeministrit Kurti e kam korrupsionin”, tha ai.

Ai në emisionin “Politiko” në Kanal 10, tha se në seancë ministri i sotëm Liburn Aliu, ministrja Albulena Haxhiu dhe ministri i brendshëm, Xhelal Svecla ma kishin kërkuar largimin e Nexhat Krasniqit, si i korruptuar.

”Këta tre: Liburn Aliu, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Svecla janë të korruptuar, sepse punojnë me Nexhat Krasniqin”, tha ai.

Haradinaj tha se pos këtyre tre ministarve, edhe Albin Kurti është hajn.

Sipas tij, Albin Kurti duhet të ftohet nga prokuroria për punën që po e bën me “babën e tenderëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person dyshohet se ka vdekur si dhe disa të…