Ramush Haradinaj nderon trashëgiminë e rapsodit Kadri Monit në Gllogjan
Në një atmosferë përplot emocion dhe nderim, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi odat e Gllogjanit për të përkujtuar figurën e paharrueshme të Kadri Monit, rapsodit të shquar të folklorit shqiptar. Me këtë rast, Haradinaj ndau vlerësimet e tij për rolin e Kadri Monit në përjetësimin e historisë dhe krenarisë kombëtare.
Postimi i poltë:
Kadri Moni, rapsodi i shquar nga Gllogjani, ishte dhe mbetet një zë unik i frymëzimit kombëtar. Përmes folklorit, ai përjetësoi kujtimin për heronjtë, patriotët dhe luftëtarët e lirisë, si dhe krenarinë e kullave të rezistencës.
Sot, në Gllogjan, me shumë rapsodë miq të Kadrisë nga gjitha trevat shqiptare, nderuam kujtimin e këtij njeriu që i dha zë dhe shpirt kauzës sonë. Kadri Moni ishte shembull i vlerave njerëzore e kombëtare, një trashëgimi e pavdekshme për historinë tonë.