Ramush Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes sime do ta çojë në Kushtetuese
04 nëntor 2024
| 19:43
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se që në javën e parë të qeverisjes së tij, Asociacionin do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.
Kjo për faktin se, sipas tij nëse Kosova do të ecë drejt NATO-s, duhet të eci në shpejtësi të dritës, e jo të krijojë pengesa.
“Unë në javë të parë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese Asociacionin. Arsyeja është se nëse ne duam të ecim për në NATO ne nuk duhet të dukemi asnjë ditë si logjika e tashme e qeverisë, që e bllokon veten, krijon pengesa, pra ne duhet të lëvizim me shpejtësinë e dritës”, tha Haradinaj në “Dpt te Fidani”.