
Ramush Haradinaj për Pashkë në familjen e Gjon Berishës
05 prill 2018
| 20:21
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për festën e Pashkëve në shtëpinë e një miku që i vdiq para disa ditësh.
Në vizitën te familja e Gjon Berishës, Ramush Haradinaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita, dhe vëllai, Dauti.
Haradinajt kanë ndarë me pasardhësit e Gjon Berishës gëzimin e dyfishtë, të festës së Pashkëve dhe fejesës së djalit, Tomës.