Ramush Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja e Liridona Ademajt: Shpresojmë të mos ketë më kurrë raste si ky në shoqërinë tonë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot ka shkruar për ngushëllime tek familja e Liridona Ademajt, që u vra të mërkurën në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se lehtësimi i dhimbjes për këtë rast të rëndë për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.
“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë.
Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë.
Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërine tonë.”, ka shkruar ai.