Ramush Haradinaj: Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja
18 janar 2025
| 17:14
Koalicioni AAK – NISMA – KONSERVATORËT – FORUMI INTELEKTUAL E30 – IDEAL ka mbajtur të shtunën tubim me rininë në Komunën e Deçanit.
Në këtë organizim kanë marr pjesë një numër i madh i të rinjve që po i dalin në mbështetje këtij koalicioni.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinaj, ka shprehur angazhimin e tij të fuqishëm për mbajtjen e rinisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të mundësive ekonomike brenda vendit.
Ai ka deklaruar se do të investohen 500 milionë euro për mbështetje të bizneseve të reja, duke siguruar kështu kushte të favorshme për rritjen e punësimit dhe mundësive për të rinjtë.