Ramush Haradinaj: Të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO
20 tetor 2024
| 22:22
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se porosia e tij për të gjithë është që të punojmë së bashku, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Ai tha kështu në New York ku ka takuar figura të komunitetit shqiptaro-amerikan.
“Vizita ime në Neë York po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili vazhdimisht e mbështet Kosovën dhe është një urë e fortë mes vendit tonë dhe Amerikës”.
“Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku, që Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj vazhdimisht ka thënë se është ekzistenciale anëtarësimi i Kosovë në NATO.