Ramush Haradinaj tregon historinë e dhimbshme të nënës së tij

11 tetor 2020 | 01:04

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për nënën e tij, e cila thotë të ketë pasur një jetë të vështirë.

“Asaj ia kanë mbyt nanën edhe nanën e nanës. Të dyja në ofensivën e gushtit serbët i kanë masakruar, i kanë bërë copa copa”, tregoi Haradinaj në emisionin “Tète a Tète me Adelinën”.

“Nanës time që thotë populli i ra edhe prej djemve, edhe prej gjinie”, shpjegon ai.

Thotë se ajo i njeh mirë të gjitha temat dhe shpesh e këshillon.

“Është e dijshme. I ka këshillat më të mira. Unë pi kafe me nanën çdo mëngjes”, tha ai.

“Jam rujtë shumë mos me bo nervoz. Bëj shumë kujdes ndaj saj”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robin Krasniqi  ka arritur ta mposht Dominic Boesel për titullin…