Ramush Haradinaj tregon me kë do të bëjë koalicione AAK-ja
22 korrik 2019
| 21:11
Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës, në intervistën e parë pas dorëheqjes, ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij.
Kryeministri në këtë intervistë për emisionin “Pressing” të Televizionit “T7”, ka folur edhe për mënyrën se si do të futej në zgjedhje parazgjedhore partija e tij.
“Aleanca për momentin shkon vetëm në zgjedhje, nuk shkon me parti të tjera. Jemi të hapur për partneritet me Nismën, PSD’në para zgjedhjeve. Nuk jemi të interesuar të shkojmë në koalicion me PDK-në, LDK-në dhe VV-në”, u shpreh ai.