Ramush Haradinaj tregon pse Dauti dha dorëheqje

16 mars 2021 | 23:15

Kreu u Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë Daut Haradinaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës për t’u fokusuar në terren.

Ai në emisioni “Click”, ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka të bëjë më kërkesën që ia kanë bërë organizatat strukturat degët e AAK-së.

Vendimi i Dautit ka të bëjë me kërkesën që ia kanë bërë organizatat strukturat degët e AAK-së në terren e falënderoi për këtë gatishmëri të cilën e e ka bërë për t’u vu në shërbim të strukturave’’, ka thënë Haradinaj.

Bëjmë të ditur se nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj, dje ka informuar se ka hequr dorë nga mandati i deputetit në legjislacionin e tetë të Kosovës, për t’i dhënë hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, si dhe për të pasur mundësi kohore që të jetë më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe Manchester City janë kualifikuar në çerekfinale të…