Ramush Haradinaj: Ushtria jonë po forcohet çdo ditë
05 mars 2021
| 13:35
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtria jonë po forcohet çdo ditë.
Me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinaj ka theksuar se FSK-ja këtë forcim të saj po e bën me aleaten e saj NATO-n.
“Ushtria jonë po forcohet çdo ditë, aleate me NATO-n, në mbështetje të paqes në rajon e botë, falë frymës atdhetare që paraqet Epopeja e UÇK-së, Lufta Çlirimtare dhe trashëgimia nga brezat e tërë që kombin, lirinë dhe mirëqenien e tij, e vendosën para vetvetes. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.