![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0757.jpeg)
Ramush Haradinaj voton në shkollën “Ali Sokoli”, për herë të parë votojnë edhe Gjini e Hana
08 shkurt 2025
| 21:08
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ditën e diel do të votoj në ora 9:00 në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. Kështu thuhet në njoftimin e AAK-së.
Njoftimi i plotë:
Ramush Haradinaj voton në shkollën “Ali Sokoli”, në ora 9:00, për herë të parë votojnë edhe Gjini dhe Hana
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, z. Ramush Haradinaj, do të votojë në ora 9:00 në QV 1909 SHML “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Anita, e për herë të parë do të votojnë edhe fëmijët e tij Gjini e Hana.
Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun – AAK