Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me Richard Grenell në kuadër të vizitës në SHBA: Kosova në fokus të angazhimeve të reja

19 janar 2025 | 19:47

Në kuadër të vizitës në SHBA, kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, i cili do të fillojë punën që nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet si President i SHBA.

Ballkani Perendimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të Ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të Presidentit Trump.

Kryetari i AAK Haradinaj, rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategiike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës së Kosovës, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku…