Ramush miku im!
19 korrik 2019
| 23:40
Sa shpejt ikën 20 vjet
Dy here të percolla në Hagë
dy herë të prita me dal
s’dua ta besoj heren e 3-të
Që Ti prapë ke m’u sfidua
e unë prapë të të percjell.
Sa e rëndë qenka me të pa
kaq shpesh me armiq
Prapë hienat në rrugë t’paskan dalë o Mik
Ti shkon vullnetarisht njesoj si ushtar
Qysh heu nuk u ndalen tradhtaret kurrê
Ku duan me dalë këta t’panjerëz e të pafe
Si diten e naten e kanë haram
Kosovën tonë
20 vjet është krenari me të pasë Mik
Privilegj me punue bashkë
për Shtet me emrin Kosovë
I sigurt jam në kthimin tend si fitimtar o Mik
Me ty perjetë Kosova të jete me të vertet Shtet
Ashtu siç don Ti
ashtu siç deshen vellezerit e tu deshmor
Liria jote po paguhet me gjak e me lot
Por Kosoven nuk e tradhton përjetë e mot!
Jahja Lluka